Kryemadhi: Do e gdhi këtu, nuk iki, këtu do rri! Për hir të nje shteti që e ka përdorur Shqipërinë…

0
116

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron se do të qëndrojë në shesh dhe do ta gdhijë sot aty. Sipas saj, ky ishte një qendrim personal.

E pyetur nga gazetarja e News 24, Klodiana Lala, zonja Kryemadhi tha se do të qëndronte aty për ti kërkaur falje artistëve që s’mundi dot t’ua shpëtonte teatrin.

Ajo bëri një mea culpa dhe tha se për hir të stabilitetit të vendit ka bërë kompromise.

“Është Qëndrim personal. Unë do qëendroj vetëm si qytetare, pa mbështetësit e mi, kush të dojë tjetër le të qëndrojë. Qëndrimi im sot është për t’i thënë më fal Kadri Rroshit, Naim Frashërit, Neritan Licajt, Edmond e Robert Budinë, atyre që na dhanë dinjitet në atë teatër, na kanë dhënë krenari, atë për të cilën e qajmë shumë në rrjetet sociale, për të folur për shqiptarizmin por kur një antishqiptar na shemb historinë, e vetmja që na ka ngelur… nuk e di cdo bëjmë ne kur të shembë muzeun. Unë kam faj se jam bërë politkane, kam bërë kompromise, i kam bërë për hir të stabiliteti. Për hir të nje shteti që e ka përdorur Shqipërinë kam bërë kompromise”, tha Kryemadhi.

E pyetur nëse opozita dështoi me aksionin te Unaza e Re, kryetarja e LSI u shpreh:

“Unaza e rR nuk ka dështuar, atë rrugë e kam ndërtuar unë kur kam qënë deputete e Kombinatit, i mbyste kanali i Sharrës banorët. Jam grirë me Ramën se Kombinatin tekstil doja ta bëja qëndër rinore dhe tani pas tërmetit do të bëjë kulla për oligarkët ai. Te Unaza do kishte prishur mbi 1000 shtëpi, ka prishur vetëm 32, I dha tender 20 mln euro recepsionistit…Nuk kam dështuar unë, por drejtësia, drejtësia e vertetë, një gjyqtar që nuk deklaron 100 mijë dollarë vazhdon punën, një tjetër e penalizohet për 250 dollarë. Motra e Belinda Ballukut është anëtare e vetingut. Ka konflikt interesi këtu, është qelbur cdo gjë, është qelbur dhe për fajin tonë se na i ngelte qejfi ambasadorëve”.

Ndërkohë Kemadhi nuk i fshehu edhe pakënaqësitë për ambasadorët.

“Po moj poo, do e gdhi këtu, nuk iki, këtu do rri! Nuk e kam personale fare, nuk e konsideroj fare Edi Ramën. Ishte shansi i fundit që ju dhamë ndërkombëtarëve, na thanë që bëtë gabim që dogjët mandatet e nuk hytë në zgjedhje, tani të bëjmë këtë reformën zgjedhore, këta pranojnë falsifikimin e firmës së Presidentit nga një ministër…ne ua dhamë një gliko, ua dhamë edhe reformën le të vazhdojnë…’, shtoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here