Nga Agron Gjekmarkaj –
Prej disa orësh është shembur nga Edi Rama Teatri Kombëtar çatia e të cilit zuri nën vete iluzionin tonë të 30 viteve për demokraci dhe institucione që e interpretojnë dhe mbrojnë atë ! Nuk priti Gjykatën Kushtetuese, nuk priti më sepse nuk i duhej normaliteti i druhej atij, nuk i duhet reforma zgjedhore sepse ka nevoje për tensionin që askush të mos ketë kohe nder të tjera që të merret me tragjedinë ekonomike ku po zhytemi !
Detyrimet ndaj sekteve mafioze po ashtu ! Hipokrizia më e madhe është shenja e barazisë që po vendoset ndërmjet Edi Rames që e shembi dhunshëm dhe Lulzim Bashes që nuk është përgjakur për ta mbrojtur ! Po e bëjnë me stil zërat që i shërbejnë qeverise po edhe intelektuale të njohur ! Në këtë histori ka një dhunues që është Kryeministri dhe një të dhunuar që është shoqëria mbarë
Opozita nuk është repart paramilitar dhe shefi i saj nuk është skuadrist ! E vërtete që ai ka folur për një vije të kuqe dhe është sfiduar në paralajmërimin e tij po aq sa te gjithë në të cilët brenda vetes nuk e besonim që do arrihej deri këtu ! Pas kësaj Opozita e ka jetike ti përgjigjet sfidës dhe jo ti ike asaj sepse bashke me teatrin u shemb edhe siguria e saj fizike e institucionale! Të barazosh sot Ramën me Bashën kur i pari është kapur në skenën e krimit i bie ta rehabilitosh ketë akt katastrofik !
Ti kujtosh sot opozitës çfarë ka bërë keq për ti thëne mire të bëhet përsëri e përsëri është ta zhvendosesh diskursin aty ku e do Edi Rama ! Ti thuash sot Opozitës dhe Bashës meqenëse nuk u përleshet, meqenëse nuk e mundet Ramën me proteste ne sheshin e Teatrit është thjeshte frike e maskuar përballe dhunuesit në revansh! Sot ka vetëm një uzurpator ai është Edi Rama, sot ka vetëm një sfidues ai është Kryeministri, sot ka vetëm një qellim frikësimin e shoqërisë në emër të pushtetit dhe përfitues i pangopur i tij është vetëm ai ! Këto janë karakteristika diktature ! Rama duke shfrytëzuar gjendjen e jashtëzakonshme, pandeminë e Covid-19 veproi neper nate si vrasës me pagese! Këndej tremb e andej rrënon ! Këndej rreh njerëzit e andej thotë nuk jam djall ! Sot nuk ka kuptim te drejtojmë gishtin nga Lulzim Basha e ti themi pse e lejove ti Eci Rimën ta prishe?? Kjo është poshtërsi dhe frike!
Secili te pyesë veten çfarë po bën për ta mbrojtur demokracinë dhe institucionet e këtij vendi, trashëgiminë historike po kaq?! Sigurisht Basha është lehtësisht më i shënjestruar si Lider Opozite i cili duhet te kujtojë qe ngjarja e sotshme për fat të keq e detyron të përballet duke e pranuar sfidën , po kaq ja ndryshon planet dhe projektet e imazhit! Dita e sotme ka shkërmoqur shumëçka por na ka qartesuar në një gjë në atë se Edi Rama po ndërton shtetin e dhunës ne shërbim te zgjedhjeve ! Basha duhet ta dije që ky mozaik nuk lejon kurrë zgjedhje të lira e te ndershme! Ato kanë shans vetëm pa Edi Ramen!
Ata qe nuk kanë ndërmend ta pranojnë sfiden per friken e tyre mos te akuzojnë Bashen por as ai nuk duhet te sugjestionohet as nga te huajt as nga te njohurit per te rivendosur lirinë e nëpërkëmbur siç e tha edhe Fatos Lubonja! Fati ndihmon guximtaret pat thënë Virgjili ! Dy rruge ka ose ti rrime perballe regjimit ose ti nënshtrohemi atij! Basha duhet ti prije kësaj qëndrese ! Ata që po fajësojnë Lulzim Bashen ne ketë moment thjeshtë po ulin shpinën drejt nënshtrimit !