Vijojnë tensionet tek Teatri teksa kësaj radhe nuk i ka shpëtuar shoqërimit as sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari. Ndërkohë protestuesit kanë hequr barrierat dhe e vetmja mbetet kordoni policor që mbahet nga Policët për mos lejuar afrimin tek Teatri.
Kryetarja e LSI, Kryemadhi si dhe nënkryetari Petrit Vasili kanë shkuar sërish tek Teatri pas shoqërimeve të njëpasnjëshme të përfaqësuesve dhe kolegëve të partisë së tyre apo dhe përplasjeve me unifromat blu.