Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbërritur në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, por është pritur me fëshëllima dhe kundërshti nga disa qytetarë.
Mbërritja e Bashës ka shkaktuar reagime të shumta.
Më pas ka ndërhyrë Robert Budina, i cili ka patur mikrofonin dhe ka thënë se protestuesit nuk duhet të bien pre e provokimeve. Ai tha se partitë politike janë të mirëpritura në protestë, por nuk do t’ju jepet e drejta e fjalës.