Kur të reagojë Soreca, na njoftoni…

0
174

Organizata e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, Europa Nostra, ka reaguar pas prishjes së Teatrit Kombëtar, duke i dërguar një mesazh Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Mesazhi është një vlerësim për qëndresën heroike të artistëve në mbrojtje të godinës.

Por në mesazh bie në sy një fjali.

“Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur”, shkruan Europa Nostra.

Në fakt, zyra e BE doli dje me një deklaratë, por kjo deklaratë sërish u shtohet dyshimeve të shumë protestuesve dje se ndërkombëtarët në Tiranë i kanë lënë në baltë.

Reagimet e shumta në rrjetet sociale e tregojnë këtë gjë. Në faqen e ambasadës amerikane u postuan qindra komente plot revoltim kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, edhe pse ambasada nuk bëri asnjë koment.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here