Policia e Shtetit ka publikuar emrin dhe foton e personit që dyshohet se ka hedhur lëndë plasese në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Sipas policisë, ky person është Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re në Tiranë.
Deklarata e policisë:
Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re, Tiranë, autori i hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm.
Për pasojë pati 2 shtetase të lënduara, nga lënda plasëse, jashtë rrezikut për jetën.
Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma.
Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin.
Qyrani është i proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.