Një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit ka marrë një mesazh nga organizata me e rëndësishme e Trashëgimisë në Bashkimin Europian.
Mesazhi mban firmën e sekretares së Përgjithshme të ‘Europa Nostra’, zonja Sneška Quaedvlieg-Mihailovic.
Duke i vleresuar për betejën heroike, ajo thekson se “besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur”.
Mesazhi i plotë:
Të dashur Miq,
Dëshiroj të ndaj me ju shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale.
Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt të Komisionerja Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj këtë mëngjes.
Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur.
Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.
Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim për betejën tuaj heroike për Teatrin tuaj.