Ish-kryebashkiku i Natës, Briken Fejzullahu i është bashkuar protestës së Aleancës për Teatrin, ndërkohë që bëri thirrje se të gjithë qytetarët duhe të jenë të pranishëm në shesh.
Fejzullahu tha per Fax News se duhet të ngrihemi pasi ra demokracia dhe gjithkush duhet të ngrihet për veten.
“Ra demokracia. Nëse nuk e marrim përsipër fatin tonë, janë me të vërtetë ditë të zeza. Isha i bindur që do ta bënin fshehurazi, do të bënin natën. Këto nuk kanë sëdër e vendosin dhe e bëjnë. Mos u ngrini për Lulin për Monë, ngrihuni për veten. Këta vendosin për ditën për diell ta marrin shtëpinë të marrin Teatrin. Më keq se kaq nuk ka. Nuk i ka bërë njeri këto që po bëjnë këto, këto janë turpi i Shqipërisë.
Grahmat e fundit të një shteti që e ka kuptuar që e vetmja mënyrë për të mbajtur pushtein është me dhunë. Mësymja në Teatër ishte kriminale. Kaq të pabesë jemi ne me njëri tjetrin është turp, shumë turp. Më i padituri e kupton COVID nuk është më faktor. Nuk na dontë njeri mo, donin të na mbanin të mbyllur që të bënin këtë që bënë. Këto janë horra, horra kaq!”- u shpreh Fejzullahu.