Shembja e Teatrit Kombëtar/ Organizatat e shoqërisë civile për median evidentojnë shkeljet e bëra: Organet kompetente ta ndjekin çështjen me vëmendje

0
123

DEKLARATË E PËRBASHKËT E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE PËR MEDIAN

Një grup organizatash të shoqërisë civile kanë ndjekur me shqetësim situatën e bërë publike përmes mediave në datë 17.05.2020, nga prishja e godinës së Teatrit Kombëtar, në një kohë kur vendi gjendet në situatën e fatkeqësisë natyrore, për shkak të epidemisë të shkaktuar nga COVID-19, të shpallur me Vendim të Këshillit të Ministrave me nr.243, datë 24.03.2020.

Gjendur në kushtet kur e gjithë vëmendja e organet shtetërore duhet të jetë e fokusuar ruajtjen e shëndetit të popullatës, edukimin e qytetarëve për distancimin social, prishja e godinës së Teatrit Kombëtar, kur ende nuk ishte arritur një dialog mes palëve dhe ka ende një kërkesë në pritje për shqyrtim përpara Gjykatës Kushtetuese, përbën shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës.

Për sa kohë që gjendemi në kushtet e kufizimit të lëvizjes dhe grumbullimit të qytetarëve, mohoet dhe një prej lirive themelore të garantuara në Kushtetutë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, siç është ajo e tubimit paqësor. Kjo shkelje është vërejtur edhe nga institucionet e Inspektoriatit të Ndërtimit dhe Policisë së Shtetit.

Për këtë, në emër të organizatave të poshtë shënuara dëshirojmë të evidentojmë disa shkelje që duhen ndjekur me vëmendjen e duhur nga organet kompetente.

1️⃣ Dhuna e përdorur gjatë përplasjes ndaj qytetarëve dhe veçanërisht gazetarëve, të cilët ndodheshin në kushtet e kryerjes së detyrës së tyre përbën shkelje të lirisë shprehjes dhe tubimit paqësor, si edhe parimit të proporcionalitetit parashikuar në Kushetutë dhe KEDNJ, për sa kohë që prishja e teatrit është bërë në një ditë kur vendi ndodhej në karantinë.

2️⃣ Nga ana tjetër, pranë Gjykatës Kushtetuese të RSH, është paraqitur një padi nga ana e Presidetit të RSH, kundër Qeverisë dhe Bashkisë Tiranë, për shpalljen si antikushtetues të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ndodhur në kushte, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese i ka kërkuar dërgimin e argumenteve institucuioneve përkatëse lidhur me arsyet e hartimit dhe miratimit të këtij ligji të veçantë. Kjo kërkesë është ende në pritje për tu shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese. Veprimi për prishjen e Teatrit Kombëtar përpara se Gjykata Kushtetuese të shprehej ka shkelur parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, ku gjyqësorit nuk i është dhënë mundësia të ushtrojë funksionet e tij.

Ndodhur në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ndërmarrja e një veprimi të tillë cenon hapur demokracinë duke shkelur një sërë parimesh themelore të parashikuara në Kushtetutën e RSH.

Organizatat që mbështesin këtë deklaratë (të radhitura sipas rendit alfabetik):
?Qendra Europiane
?Instituti Për Studime Politike (ISP)
?Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë
?Organizata Horizonti i Hapur
?Qendra ALTRI
?Qendra VATRA
?Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN)
?Rrjeti për Demokraci i Grave në Shqipëri (WDN)
?Të Ndryshëm dhe të Barabartë
?Urban Research Institute

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here