Shpërthen Lubonja nga protesta: Teatri u shkatërrua nga banda kriminale me në krye Ramën, Veliaj të japë dorëheqjen

0
116

Gazetari dhe analisti Fatos Lubonja duke folur në protestën e organizuar sot kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, deklaroi se godina u shemb nga një bandë kriminale e drejtuar nga Edi Rama.

“Shembja e Teatrit ishte si një shembje brenda nesh, si një shembje ndaj lirisë, ndaj dëshirës sonë për të jetuar në një vend me demokraci dhe goditje ndaj të ardhmes sonë. Këtu kemi një bandë kriminale shumë të rrezikshme. Duhet të mendojmë si të clirohemi nga kjo bandë kriminale që ka kapur shtetin. Qytetarët duhet të mendojnë për të nxjerrë para gjyqit të gjithë autorët e këtij krimi. Sot duhet të dorëhiqet Veliaj i pari, duhet ta kërkojmë sot, nesër, vazhdimisht derisa të jetë i gatshëm për Prokurorinë për shkeljet që ka bërë.

Ne duhet të prrotestojmë para prokurorisë, se Veliaj ka shkatërruar pronën publike me dashje. Ky proces do të cojë tek kryetari i bandës që është Edi Rama dhe shkatërroi pronën publike. Rama ka bërë që të futet krimi në politikë dhe në ekonomi si dhe ka shkatërruar Shqipërinë. Përpara nesh kemi pushtet shumë të rrezikshëm që kërkon të jemi shumë të fuqishëm. Kjo bandë na ka shkaktuar një traumë. Duhet gjyq për të gjithë këta, që të hapim Shqipërinë e lirisë dhe jo Shqipërinë e kriminelëve. Këta kanë shkatërruar Tiranën. Të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here