Nga Artan Fuga
Kolegë universitarë!
Përshëndes vendimin e datës 19.05.2020 të senatit të Universitetit të mjeksisë firmosur nga Rektori Prof. dr. Arben Gjata, që vendosi pezullimin e procesit të aplikimeve për pozicione drejtuese në atë Universitet.
Sigurisht që sikurse jam shprehur, jo vetëm pezullimi, por konsiderimi i shfuqizimit të të gjitha kandidaturave të vendosura duhet të kryhet në emër të dinjitetit të cdo Universiteti Publik.
Mjekët e dhanë shembullin pozitiv. Kush nuk ndjek këtë shembull nuk është në përputhje as me shtetin ligjor, dhe as me parimet e drejtimit të arsimit universitar!
Askush që kandidoi nuk ka asnjë faj. Por është në nderin tonë që të gjitha kandidaturat të tërhiqen për t’i hapur vend një fushate zgjedhore në kohën e duhur, qetësisht, parimore, miqësore, duke e zbythur përpjekjen e qytetares Besa Shahini për të njollosur mandatet e lidershipit universitar dhe për ta futur botën universitare në paligjësi dhe në veprime antiligjore!
Ne nuk duam të njollosemi për katër vjetët e ardhshëm dhe pastaj përgjithmonë!
Tërheqja e kandidimeve dhe pastaj konkurimi qetësisht konform ligjit është rruga e drejtë dhe e ndershme!