Policia ka nisur ngritjen e postblloqeve këtë të mërkurë, teksa Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur një protestë në orën 17:30.
Në kryqëzimin e Bradasheshit në Elbasan efektivët e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit ndalojnë çdo makinë dhe ushtrojnë kontroll të dokumentacionit të drejtuesve të automjeteve por edhe makinat.
Disa prej automjeteve nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt Tiranës, pasi sipas policisë këta drejtues nuk kanë justifikuar udhëtimin e tyre drejt Tiranës, ndërkohë që disa të tjerë janë lejuar të vijojnë rrugën.
Ndërsa në brendësi të Bradasheshit ndodhet postblloku i parë i policisë rrugore, në brendësi të rrugës që çon drejt Tiranës ndodhet edhe një tjetër postbllok.
Nga ky postbllok ushtrohet përsëri kontroll në automjetet e lejuara nga postblloku i parë.
Janë disa punonjës të policisë së shtetit dhe skudrës “Shqiponja” që kontrollojnë automjetet me imtësi.
Këto masa të shtuara nga policia e shtetit janë marrë me qëllim parandalimin për pjesëmarrjen në protestën e Aleancës për mbrojtjen e Teatri