Dalin detaje nga lajmi i bujshem ne mediat turke/ Mashtrimi miliona dollarë! Biznesmeni i famshëm turk padit ne prokurori…

0
149

Biznesmeni i famshëm turk Adnan Polat është mashtruar nga biznesmeni shqiptar, Sinan Idrizi, partner i kompanisë ajrore “Air Albania” shkruajnë mendiat turke.

“Adnan Polat, biznesmeni i famshëm, ish President i Galatasaray është mashtruar në Shqipëri. Adnan Polat, I cili është dhe presidenti I Polat Grup ka dorëzuar në prokurorinë e Stambollit një padi penale me pretendimin se kompania e Sinan Idrizit, Air Albania i ka kërkuar para me premtimin se do të blinte një kompani nafte por kontrata nuk është përmbushur” shkruan gazeta e madhe turke hurryet.com.tr

Negociatat

Adnan Polat ishte takuar me Sinan Idrizin, partnerin e kompanisë Air Albania dhe president i sport klub Flamurtarit. IdriziiI kishte thënë Polat se një kompani e quajtur Global Fluids International, GFI në Shqipëri po bënte një biznes shumë të fitimprurës në Shqipëri dhe ai mund ta ndihmonte nëse donte ta blente kompaninë.

Sipas padisë, Sinan Idrizi i tha Polat se kompania shitej për 17 milionë dollarë dhe 3.5 milionë dollarë do të ishin si garanci dhe nëse shitja nuk do të bëhej atëherë kjo garanci do të kthehej.

Polat kishte përgatitur një projekt-marrëveshje për blerjen e aksioneve në nëntor 2016. Pas kontratës, Idrizi tha se zyrtarët e kompanisë kishin kërkuar që paratë të kalonin nga ai në cilësinë e të besuarit dhe jo përmes bankës.  Kështu Polat kishte dërguar tarifën e parapagimit në llogarinë e biznesmenit pas kontratës së shitjes që ata kishin nënshkruar.

Sipsa lajmit të gazetares  Dilek Yaman publikuar në gazetën Sabah Neëspaper, Idrizi kishte telefonuar Polat për ta informuar se kishte zgjedhje në Shqipëri dhe projekti do të realizohej pas zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve të 2017 shitja nuk u realizua.

Atëherë Adnan Polat kishte kërkuar kthimin e 3.5 milionë dollarëve dhe anulimin e kontratës së shitjes. Por Sinan Idrizi nuk kishte pranuar., prandaj  biznesmeni ka bërë padi në Prokurori për mashtrim dhe kanë nisur hetimet.

Po kush është GFI që donte ta blinte biznesmeni turk?

Kompania GFI,  është koncesionarja e markimit të karburantit dhe naftës bruto në Shqipëri.Kontrata koncesionare me GFI Albania është 10-vjeçare dhe kushton afërsisht 150 milionë euro. Ajo mori të drejtën mbi koncesionin e markimit të karburanteve në vitin 2011, ndërsa aktiviteti nisi në vitin 2013. Tarifa që tregtarët e shumicës i paguajnë koncesionarit është 614 lekë plus TVSH-në, për një mijë litra të markuara. Kostot e këtij koncesioni shkarkohen tërësisht mbi konsumatorin shqiptar, të cilët paguajnë një kosto shtesë prej rreth 10 milionë eurosh në vit për këtë taksë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here