Ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj gjatë një interviste për Fax News foli në lidhje me protestën e thirrur sot nga Aleanca për Teatrin Kombëtar, protestë e cila do të mbështet masivisht edhe nga opozita.
Alibeaj tha se opozita ka detyrim moral për ta mbështetur, ashtu siç ka bërë në dy vite e 5 muaj rradhazi, ndërkohë që shtoi se bashkimi është mënyra më e mirë që skena dhe situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
Po ashtu Alibeaj theksoi se shembja ishte antikushtetuese dhe antiligjore dhe se në rrënojat e Teatrit gjen paligjshmëri dhe shumë njerëz të cilët në të nesërmen e ardheshme të dalin para gjyqit dhe të përgjigjen para ligjit.
“Do të jetë në mbështetje që ne ua kemi dhënë aleancës për Mbrotjen e Teatrit këtu e dy vite më parë. Koha e fjalimeve u takon atyre njerzve të cilët në mënyrë heroike, qendruan për dy vite e pesë muaj deri në natën e tmerrshme të 17 majit, ku rrezikuan edhe jetën që ti zinin rrënojat e Teatrit të rrëzuar në mënyrë antiligjore, antikushtetuse nga pushteti.
Ne kemi nënshkruar një marrëveshje me aleancën, është një detyrim publik qytetar, besoj se është momenti dhe koha për gjithçka çfarë përfshin ajo çfarë ndodhi me Teatrin me mungesën e drejtësisë. Ka detyrimin moral opozita të jetë edhe mbështetje sepse besoj se bashkimi është mënyra më e mirë që skena dhe situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
Dalin dhe mjaftojnë të gjitah ato kallëzime të bëra nga ne të bëra dhe nga Aleanca në portat e reja të drejtësisë së re. Kjo që ju thoni është një argument shtesë për malin e madh në antikushtetueshmëri dhe në paligjshmeri. Ky është një argument që sa më shumë të gërmosh në rrënojat e atij Teatri aq më shumë gjen paligjshmëri dhe aq më shumë gjen njerëz të cilët në të nesërmen e ardheshme të dalin para gjyqit dhe të përgjigjen para ligjit. Kjo është një nga shkeljet ligjore. Unë besoj se në çdo hap kudo që të gërmosh gjen paligjshmëri.”- tha Alibeaj.