Foto virale/ “Çudit” presidenti i Portugalisë, shkon me tuta plazhi në market, pret radhën me maskë

0
113

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, për shkak të thjeshtësisë që transmeton personi më i rëndësishëm në Portugali.

E megjithatë nuk munguan edhe reagimet për veshjen e tij, duke ironizuar se Marcelo Rebelo de Sousa dukej më shumë si pushues sesa President. Por mesazhi për popullatën ishte i fortë dhe i qartë. De Sousa i përket kategorisë së atyre që i kushtojnë vëmendje zbatimit rregullave të reja për të shmangur përhapjen e ngjitjes së koronavirusit.

Nuk është rastësi që Portugalia është një nga vendet që e menaxhoi më së miri epideminë e koronavirusit. Të dhënat zyrtare flasin për 29 mijë persona të infektuar dhe 1200 viktima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here