Lajme të mira vijnë nga nga Anglia/ 400 milionë doza vaksine për koronavirusin gati në shtator

0
92

Lajme të mira vijne nga Anglia ne lidhje me zhvillimet e fundit nga pandeima e covid-19.

Kompania ndërkombëtare “Astrazeneca” ka përfunduar marrëveshjet e para për prodhimin e të paktën 400 milion doza të vaksinës së mundshme anti-Covid që po testohet në Oksford.

Bëhet e ditur gjithashtu se kapaciteti i prodhimit të vaksinave mes vititg 2020 dhe 2021 pritet të jetë prej 1 miliard doza. Shpërndarjet e miliona dozave të para do të nisë në muajin shtator. Qeveria britanike ka prenotuar 30 milionë doza.

Ndërsa kompania njoftoi se po punon paralelisht gjithashtu me qeveritë e tjera evropiane për të arritur marrëveshje mbi dozat e tjera të vaksinave. Vaksina “kandidate” e Oksfordit është një hap para punës që po bëhet në SHBA, Izrael, Itali dhe Australi mbi prodhimin e një vaksine që duhet të parandaloje përhapjen e Covid-19, një virus që gjatë këtyre muajve ka shkaktuar qindra e mijëra viktimav në mbarë botën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here