Deputetja Fatjona Dhimitri nuk do të jetë më kryetare e komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit.
Në vend të saj do të jetë Ramazan Gjuzi, emri i të cilit është kërkuar nga kreu i grupit parlamentar të deputetëve për “Demokraci dhe Drejtësi”, Edmond Stojku.
Gjuzi është një ndër deputetët e heshtur të Kuvendit, por u bë i famshëm përmes një gjesti i pahijshëm gjatë njërës së mbledhjeve të komisionit ku ai bënte pjesë ku u kap duke futur gishtin në hundë.