Përplasje edhe në Kuvend për shembjen e Teatrit/ Ralf Gjoni: Seanca të ndërpritet tani, të ngrihet Komision Hetimor Parlamentar, ja si i kthehet Ruçi

0
131

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ne mbledhjen e sotme te Kuvendit ka kërkuar Komision Hetimor Parlamentar për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Madje Ralf Gjoni ka kërkuar që të ndërpritet që në nisje dhe të ngrihet Komisioni madje vetofrohet dhe si kryetar.

Ruçi i është përgjigjur që do ketë një interpelancë kurse e ka ftuar Gjonin të bëjë kërkesë për Komision Hetimor Parlamentar.

”Ka shumë hije, dritë hije, për të bindur këshilltarët bashkiakë dhe procesit të transmetimit të pronësisë tek Bashkia.
Unë dua t’ju kërkoj që bazuar në rregulloren e Kuvendit të pezulloni seancën për të ngritur një Komisionit Hetimor Parlamentar dhe të merren të gjitha faktet, nga të gjitha palët dhe të zbardhet kjo ngjarje që ka nxjerrë gjithë këtë mllef. Vetofrohem të jem kryetar. Mos qesh Taulant, mos qesh kryetar.  Taulant Mos qesh, nuk mund të vijë dikush në emër të mullarëve të kashtës të vijë në Tiranë të më japë mend mua për Teatrin me kashtë. Ajde ta hetojmë.”- tha Gjoni.

”Dje në Konferencën e Kryetarëve nga grupi demokrat do të ketë interpelancë me qeverinë. Sapo të vijë në institucionet parlament, dhe të keni të drejtën e shprehjes në interpelancë
Lidhur me komisionin hetimor ushtroni të drejtën, bëni kërkesë, kur të vijë në seancën më të parë do të shqyrohet.”- iu përgjigj Ruçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here