Siç duket Ministri nuk i ka parë pamjet së fundmi, pa pikë turpi mohon dhunën e policisë në protestën e 17 majit…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, mohoi sot nga foltorja e Kuvendit dhunën e policisë ndaj qytetarëve, por siç duket Ministri nuk i ka parë pamjet e regjistruara së fundmi. Krahas dhunës së policisë në protestë, efektivët shfaqen duke dhunuar dhe persona me pranga në duar të cilët i kanë arrestuar. 

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nuk e pranon që policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve në protestën e 17 majit për teatrin.

Nga foltorja e Kuvendit Lleshaj tha se ishin lënduar 7 policë por nuk kishte pasur asnjë informacion për protestues të lënduar.

Sander Lleshaj: “Cfarë duhej të bënte policia më 17 maj 2020?  Cfarë duhej të bënte policie gjatë protestave të dhunshme të 2019? Cfarë duhej të bënte policie gjatë tërmetit, pandemisë. Përgjigjja për shumë vetë nga ata që ishin protagonist ishte: Hiqni kapelen se unë dua të realizoj një qëllim që nuk mund ta realizoj në mënyrë demokratike. Ky ishte mesazhi. Pasi nuk kam shpenzuar te gjitha instrumentat demokratike une i sulem policise se shtetit dhe i them hiq kapelen se une dua te bej ate qe dua une. Kjo eshte te kthehemi shume prapa ne kohe e mentalitet e te prodhojme efekte te padeshiruara per askend.  

Më 17 maji pati konfrontime mes protuesve dhe policisë. Kronikat regjistruan 7 policë që kanë përfunduar në spital të plagosur, me plagë të lehta, por të gjakosur. Nga kush. Nga ata që duan me plagë të nga ata që duan të na vendosin antikulturën dhe nuk kam të dhëna që pati të lënduar nga protestuesit. Pati të ndaluar, të shoqëruar në komisariat. Po pati sepse duhet të bëjmë të qartë. Nëse kemi vendosur të jetojmë së bashku ajo që na bën bashkë është ligji e kushtetuta dhe nëse në Kodin Penal thuhet që kundërshtimi dhe goditja e policisë është vepër penale duhet të jemi të gatshëm të pranojmë konseguencat e këtij veprimi. Shkelja e ligjit që cënon fizikisht një punonjës policie I urdhëruar dhe I vendosur nga ligji mes dy palëve nuk lejohet, nuk është moralshme as korrekte as ligjërisht që sulmi të drejtohet ndaj policisë së shtetit.   

 Por siç duket ministri Lleshaj nuk i ka parë këto pamje të efektivëve të policisë të cilët shfaqen duke dhunuar qytetarët apo duke kryer veprime të turpshme.

Rasti më i fundit u regjistrua në zonën e Astirit, ku dy efektivë të policisë, të repartit Shqiponja, arrestojnë një drejtues mjeti dhe gjatë shoqërimit e godasin me shpulla, i cili ishte i prangosur dhe i parrezikshëm.

Për këtë rast ende nuk janë kryer veprime por kanë nisur hetimet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Mbase Ministri dhe këto pamje nuk ka patur kohë ti shikojë ku 5 efektivë policie dhunojnë në mes të ditës një 15-vjeçar.

Për këtë rast është pezulluar efektivi i cili ushtroi dhunën ndaj adoleshentit. Të njëjtin fat pati dhe efektivi i cili u shfaq duke kryer veprime të turpshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Siç duket as këto pamje të regjistruara me 17 maj pranë zyrës së ministrit Lleshaj nuk i janë vënë në dispozicion për të bërë një vlerësim për dhunën e policisë, jo vetëm ndaj qytetarëve por dhe gazetarëve.

 

Siç duket Ministri nuk i ka parë pamjet së fundmi, pa pikë turpi mohon dhunën e policisë në protestën e 17 majit…

Teatri… nuk dimë se si Ingels do

Siç duket Ministri nuk i ka parë pamjet së fundmi, pa pikë turpi mohon dhunën e policisë në protestën e 17 majit…

Anëtarët e rinj të SPAK betohen para

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko