Takimi/ Meta-Opozitës: Shembja e paligjshme e teatrit, provokim për demokracinë. Jepni kontributin tuaj për reformën zgjedhore

0
109

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot takimin me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj.

Takimi u zhvillua në Pallatin e Brigadave, ku krijon mundësinë e distancimin social duke qenë se vendi është edhe në gjendje të fatkeqësisë natyrore nga COVID-19.

NJOFTIMI ZYRTAR

Presidenti Meta pret në takim kryetarët e partive të Opozitës së Bashkua

Presidenti Meta i falenderoi për angazhimin dhe propozimet e tyre për tejkalimin sa më parë të situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19. Po ashtu mësohet se kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.

Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian. Ai theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, siç është dhe përfshirja në reformën zgjedhore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here