Vajza vret nënën, gjendet e shtrirë pranë trupit të vdekur…

0
132

Gjatë ditës së sotme, në Komunën e Gjakovës, është gjetur pa shenja jete një grua e moshës 87-vjeçare.

Sipas Policisë, pranë viktimës është gjendur edhe vajza e saj, e cila është me të meta mendore, dhe që dyshohet se është vrasëse e mundshme e së ëmës.

Rastin për ‘Blic’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka bërë të ditur se viktima kishte pasur lëndime në dorë dhe kokë.

Ai thotë se e dyshuara (vajza e së ndjerës) është arrestuar për 48 orë.

“Sot rreth orës 12:00 në Rr.”Sabrije Vokshi”-në Gjakovë, brenda në shtëpi, nga kujdestarja familjare është gjetur pa shenja jete personi M.R. – lindur 1933.

Pranë trupit të viktimës ishte e shtrirë vajza e tij T.R – lindur 1962, e cila është me te meta mentale.

Rastit i janë pergjigjur njësitë policore dhe urgjenca mjekedore, dhe mjeku ka konstatuar vdekjen.

Viktima kishte lendime në kokë dhe dorë, por lendime kishte dhe vajza, dhe për kete arsye ekziston dyshimi i arsyeshem se vra sese potenciale mund të jetë vajza. E njejta është hospitalizuar në Spitalin “Isa Grezda” në repartin ps ikiatrik. Me vendim të prokurorit të dyshuarës ( vajzés) I është caktuar masa -ndalim poli cor prej 48 orësh. Trupi i pajetë është derguar ne IML -e per obdukcion”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here