Presidenti Meta u pyet gjithashtu në lidhje me një ulje të mundshme në tryezë me Ramën dhe me Bashën.
Meta u përgjigj se nuk ka frikë të ulet në tryeza, por ai shtoi se në tryezë ulet me propozime dhe platforma dhe jo vetëm për të bërë llogje e foto.
Pyetje: Ju keni prezantuar këtë platformë që ua keni dërguar të gjithave palëve politike dhe ndërkombëtarëve. Rama ka deklaruar se është i gatshëm që për integrimin të ulet me Metën dhe Bashës.
Meta: Unë flas për një këshill politik ku përfaqësohet edhe opozita jashtë parlamentare. Unë nuk kam asnjë problem që të ulem në tryeza, por unë jam i përgjegjshëm dhe në tryezë për një produkt dhe për një platformë, nuk shkoj për të bëj llogje dhe karagjozllëqe, jo për foto. Bëj edhe foto.
Merrini shikojeni 14 pikat, mund të ketë edhe të tjera. Merreni edhe 15 kushtet e BE. Kjo është platforma ime. Duan të tjerët, patjetër, duan t’i zgjidhin pa Ilir Metën presidenti, vetëm t’i zgjidhin. Unë kam plot punë te tjera. Unë ky jam. Këtë e dinë gjithë partnerët patra 40 ditësh.
Është vetëm ky dokument dhe Ilir Meta i qëndron vetëm kushtetutës që u bë me 14o, që u bë me insistimin e kreut të Kuvendit , Ilir Meta. Kishte lojëra për ta sabotuar atë reformë dhe u thashë që të gjithë të vinin. Dhe ju e dini kush nuk erdhi. Nuk e mori me ndryshime kushtetuese se nuk e linte Venecia dhe të vazhdojë me këto lojëra. Mali i kushteve nga BE do të shtohet nëse nuk do punohet seriozisht, nëse transferohen përgjegjësi tek tjetri me cic-mice. Se kush është burimi i konflikteve është i identifikuar në të gjithë botën demokratike.
Ky vend duhet të ketë një të ardhme evropiane, por po shkon drejt të një humnere me probleme dhe në raport me shpresën.