Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvillon protestën e 3-të pas shembjes së godinës teksa LSA sjell fotot nga aktivistët që protestojnë pasditen e sotme.
Në foto duket se Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit i janë bashkuar edhe Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë bashkë me kryetarin e saj, Boiken Abazin që mban në dorë një pankartë me një thënie të Ukshin Hotit. Ai u arrestua të dielën gjatë shembjes së Teatrit dhe u lirua 2 ditë më parë në detyrim paraqitje. Ndërkohë disa pankarta janë për Teatrin, qeverinë por dhe thirrje ndaj presidentit ”shpërnda parlamentin”.