Protesta për teatrin vazhdon. Qytetarët: Do e mposhtim rrugaçin Rama….

0
148

Aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur sërish sot për të protestuar kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Në zonën mes Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Brendshme qytetarët kanë kërkuar dënimin e autorëve të shembjes dhe çuarjen në burg të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Velia, si urdhërues të këtij akti.

Regjisori Edmond Budina deklaroi se qytetarët që janë në shesh dhe protestat që nuk do të ndalen asnjë ditë “do ta mposhtin rrugaçin Edi Rama”.

“E kemi bërë të qartë se duam drejtësi, burg autorëve. Hajnat burg. Nuk lejojmë që vepra kriminale të ftohet, dhe ne të ikim të mërzitur. Aleanca ka marrë një iniciativë që do të zhvillohet nga zhvillimet këtu. Ne mos i lëmë kurrsesi që të mbulojnë skenën e krimit me këto bizhutë që i quajnë këtu për të pastruar paratë. E kemi denoncuar, unë kam qenë e angazhuar. Nuk duhet parë si ngjarje e izoluar. Se për shkak të kësaj proteste, ka filluar SPAK, u zgjua ambasada amerikane që flinte gjumë top”- tha pegadogu Ervin Goci.

          

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here