Gazetari Ismet Drishti i cili njihet për videot e tij “funny” dhe goditëse ndaj qeverisë , ka shënjestruar sërish kryeministrin e vendit Edi Rama. Marrë shkak nga gjendja e tanishme dhe e kaluar gjatë karantinës ai ka ironizuar Ramën me një video të realizuar mjaft bukur ku në sfond dëgjohet muzika e famshme e serialit spanjoll “La Casa De Papel”, Bella Ciao, por teksti është realizur nga Drishti. Thelbi i gjithë videos që ndron në faktin se Rama shfaqet kudo në televizion vetëm duke bërë propagandë , më pas kalon në faktin e shembjes së Teatrit e cila pason duke u përmendur edhe kryebashkiaku Erion Veliaj si shërbëtori besnik i Ramës. Ai shprehet se Rama është duke na shkatërruar të gjithë si popull, duke u kthyer në kopjen e Enver Hoxhës. E vetmja gjë që arriti Rama gjatë kësaj kohe janë ndëshkimet, gjobat, ushtrimi i terrorit dhe shkatërrimin e ekonomisë së bashku me të tashmen e qytetarëve. “Ky shërbëtori i oligarkisë , byt*ë n na cau, cau, cau, sot është e keqja e Shqipërisë me vemjet që i rrinë përqark. Këtij popullit të lodhun po ja bën nanën me një tufë kopilash që i rrinë përqark”, shprehet Ismet Drishti. Më poshtë po ju sjellim videon e cila kurrsesi nuk duhet humbur./STANDARD.AL