Mbyllja për Fitër Bajram, Berisha-besimtarëve: Nesër mbushni sheshet…’i luteni të Madhit Zot dhe…

0
182

Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, e ka dënuar me ashpërsi, ndalimin nga kreu i Qeverisë, faljen e Fitër Bajramit në sheshet e qyteteve. Ish-kryeministri shprehet se ky ndalim nga qeveria, është një akt narkodiktatori ateist.

Në një akt prej narkodiktatori ateist dhe në traditën e etërve të tij barbarë të urrejtjes së besimeve fetare, Edvin Kristaq Rama me një fjali në Fb kërkon të ndalojë faljen e Bajramit, festën e besimtarëve myslimanë që mbyll muajin e madhnueshëm të Ramazanit.” – shkruan Berisha në FB.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim diktatorial dhe atesit, u bëj thirrje besimtarëve myslimanë të mbushin nesër sheshet e qyteteve dhe fshatrave tona, t’i luten të Madhit Zot dhe të falin Bajramin.

U bëj thirrje të gjithë hoxhallarëve të vendit, imamëve, myftijve, të udhëheqin me urdhër të Të Gjithfuqishmit, lutjen e besimtarëve dhe të mos i tradhëtojne ata si dhe të dënojnë qëndrimin prej qafiri ateist, fondamentalist e diktatorial të Sulltan Salep Surrelit që kërkon të dalë këtë ditë të shenjtë mbi Zotin e Madhnueshëm.” ka përfunduar ish-kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here