Njihuni me infermieren shqiptare, që është shndërruar në modelin e shëndetësisë në Britaninë e Madhe

0
154

Çdo të enjte në orën 20 të mbrëmjes, e tërë Britania ndalon dhe që nga Kryeministri e deri tek fëmijët e vegjël bashkë më prindërit, ndërpresin gjithçka dhe dalin në rrugë për të duartrokitur punonjësit e shëndetësisë në shenjë mirënjohje. Por mediat britanike dhe ndërkombëtare kanë fiksuar një infermiere shqiptare, pikërisht Nevila Selmanin, e cila po shndërrohët në modelin mediatik të kësaj shëndetësie.

Edhe pse pandemia e shndërroi Britaninë në “të sëmurin e Evropes”, britanikët nuk e fshehin, përkundrazi me miliona dalin nëpër rrugë dhe duartrokasin në shenjë mirënjohje për mjekët dhe infermierët dhe për atë qe ata po bëjnë në kushte mjaft të vështira për të perballuar me një kosto të madhe personale dhe me vetëmohim, Covid-in.

Mediat britanike, por edhe ajo ndërkombetare kanë fiksuar fotografinë e infermieres shqiptare, Nevila Selmani, e cila po shndërrohet praktikisht në simbolin e ketij institucioni, në kthimin mbrapsh të respektit dhe mirënjohjes ndaj britanikëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Fotot e Nevila Selmanit, dhe ekspresioni i saj fotozhenik, e fiksuar nga fotografët, shprehin më së miri botën e brendshme dhe mirësinë në formën më të arrirë të asaj që shëndetësia britanike përfaqëson.

Fotot e saj kanë bërë xhiron e botës. Mediat kryesore botërore nga BBC, ITV-s, SKY NEWS, The Telegraph, The Guardian, tabloidet The Daily Mail, The Sun, agjensia e madhe e lajmeve Reuters dhe deri ne Kine, tek China Daily, kanë folur për të dhe për punën e saj të jashtzakonshme.

Nevila Selmani si shume mjekë dhe infermiere shqiptarë kanë dhënë një kontribut të çmuar, me një modesti të admirueshme, në përballimin e Pandemisë në Britani.

E arsimuar ne Britani, ajo eshte e punesuar ne nje nga spitalet me te njohur privat ne Londer, por u rikthye perkohesisht ne vijen e e frontit te Sherbimit Kombetar Shendetesor britanik, NHS, ne spitalin Chelsea and Westminster te Londres, per te bere ate qe ajo e ka passion dhe di ta beje me mire; per te shpetuar jete njerezore.

Te gjithe ata qe e njohin kete vajze shqiptare ndihen krenar per origjinen e tyre etnike e cila eshte shembull i heshtur, por mjaft i fuqishem i krenarise se te qenit shqiptar te ndershem, te integruar sukseshem ne shoqerine e sofistikuar britanike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here