Është kapur në Sarandë një motor të vjedhur në Greqi. Operacioni i policisë është zhvilluar në Livadhaj të Sarandës, ku është kaupr mjeti i markës “Kawasaki”, pa targa.
Mësohet se motori ishte vjedhur një ditë më parë në Greqi dhe ishte kaluar nga kufiri i gjelbër në territorin shqiptar.
Ndërkohë, në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, Pajtim Allkushaj, 51 vjeç, që rezulton të jetë me precedent të shumëfishtë penale. Ai akuzohet për veprën penal “Trafik i mjeteve motorike”.