Kina: Nuk ekziston konflikt i interesave thelbësore me Evropën

0
130

Kina dhe Evropa nuk nuk duhet të jenë kundërshtarë sistemikë të njëri-tjetrit, por partnerë të gjithanshëm strategjikë, tha të dielën ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi në konferencën e shtypit të sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

Në përgjigje të pyetjes mbi marrëdhëniet kino-evropiane, Wang Yi theksoi se nuk ekziston konflikt i interesave thelbësore mes Kinës dhe Evropës. Kemi hapësirë më të madhe bashkëpunimi me interesa reciproke dhe mendime unanime më të shumta përkrah multilaterializmit.

Për bashkëpunimin kino-evropian kundër pandemisë, Wang përdori proverbin evropian “Miqtë e vërtetë nuk heqin kurrë dorë nga njëri-tjetri”. Ai theksoi se përballë kësaj krize të pashembullt, Kina dhe Evropa duhet të braktisin dallimet ideologjike dhe dyshimet dhe të punojnë krah për krah për të luftuar pandeminë e koronavirusit./ Marre nga CRI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here