Kujdes nga dezinfektuesi që mbani në makinë, mund t’ju shkaktojë dëme serioze për jetën….

0
119

Që prej shpërthimit të pandemisë, pjesa më e madhe e njerëzve mbajnë dezinfektues duarsh me vete kudo që shkojnë. Por është paralajmëruar se nuk duhet lënë në makinë pasi shkakton dëme të mëdha.

Në mediat e huaja po qarkullon fotografia e një dere automjeti që është djegur. Arsyeja e djegies mendohet të jetë dezinfektuesi që përmban alkool dhe në ditët e nxehta mund  shkaktojë zjarr.

“Nëse e mbani në makinën tuaj gjatë motit të nxehtë, e ekspozoni ndaj diellit dhe mund të shkaktojë zjarr gjatë pirjes së duhanit në automjete. Përveç kësaj, nëse jeni duke shijuar një fundjavë dhe keni lënë dezinfektues në makinë, gjithçka mund të përfundojnë në fatkeqësi. Kështu që vlerësoni mundësitë dhe ruhuni nga zjarri”, paralajmëroi departamenti i zjarrfikëseve në OconomoWoc, Wisconsin.

Produktet antibakteriale thuhet se mund të shkaktojnë edhe irritime në lëkurë, prandaj rekomandohet që të bëhet kujdes me sasinë e përdorimit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here