Kundërshtoi disa herë masat e izolimit në Britani, Johnson refuzon shkarkimin e këshilltarit të tij

0
136
LONDON, ENGLAND - OCTOBER 28: Prime Minister Boris Johnson and his political advisor Dominic Cummings leave 10 Downing Street on October 28, 2019 in London, England. EU leaders have announced that an agreement to extend Brexit until 31 January 2020 has been agreed in principle. (Photo by Peter Summers/Getty Images)

Politikanë apo dhe qytetarë kane shfaqur revoltë për mosrespektimin e masave izoluese nga këshilltari i Boris Johnson.

Mirepo kryeministri britanik nuk ka marre masa as per keshilltari e tij Dominic Cummings i cili akuzohet se ka thyer disa herë masat izoluese dhe ka qarkulluar në qytet kundrejt ligjit.

Kjo ka shkaktuar një reagim të ashpër nga qytetarë dhe politikanë të cilët e kërkuan dhe shkarkimin e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Cummings ka vizituar disa herë familjen e tij në Angli pavarësisht se disa pjesëtarë kanë pasur simptoma të koronavirusi.

Gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, Johnson refuzoi që ta shkarkojë nga detyra këshilltarin e tij.

Kryeministri e justifikoi me faktin se ai ka vepruar në bazë të instikteve prindërore.

“Unë mendoj se ai ka vepruar ashtu siç do të vepronte çdo baba dhe unë nuk e dënoj për këtë fakt” – shprehet Johnson.

Gjatë konferencës për shtyp Johnson nuk u përgjigj disa prej pyetjeve të gazetarëve të cilët kërkonin të dinin nëse ai i ka thyer rregullat edhe gjatë muajve prill dhe mars.

Në shumë shkrime të publikuara nga mediat Daliy Mail dhe The Mirror, Cummings është parë në disa pjesë të Anglisë gjatë muajve të parë kur izolimi ishte edhe më i rreptë.

Kjo ka hedhur shumë dyshime për mënyrën se si qeveria e ka menaxhuar në të vërtetë situatën e krijuar nga COVID-19.

Duket se për politikanët apo pjesëtarë të qeverisë nuk funksionojnë këto masa izoluese. Gjithashtu Johnson nuk pranoi të komentonte për masa administrative ndaj Cummings.

Menjëherë pas deklaratës së tij ka ardhur dhe reagimi i parë nga kreu i Partisë së Punës, Keir Starmer.

Mungesën e masave administrative ndaj Cummings, ai e konsideron fyerje ndaj përpjekjeve të qytetarëve për të respektuar masat izoluese.

Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se ky ishte një test për kryeministrin Johnson, dhe se ai dështoi.

Keir Starmer

@Keir_Starmer

This was a test of the Prime Minister and he has failed it.

It is an insult to sacrifices made by the British people that Boris Johnson has chosen to take no action against Dominic Cummings.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here