Policia mbyll sërisht Parkun e Liqenit/ “Shpërthen” gazetari: Ku e bazon Rama mbylljen? Ku e keni urdhërin…

0
129

Policia Bashkiake dhe ajo e rendit ka rrethuar sërish mëngjesin e sotëm parkun e Liqenit Artificial duke mos lënë askënd të shijojë momente në natyrë.

Një ditë më parë pjesëtarë të shoqërisë civile kanë reaguar ashpër ndaj masave kufizuese, por duket se sot sërisht policët bazuar në urdhërin absurd të Kryeministrit Edi Rama, i cili parashikon sulmet nga koronavirusi në fundjavë, kanë mbyllur Parkun e Liqenit.

“Të lutem nuk lejohet. Zotëri, ka mundësi”, një punonjës policie i drejtohej qytetarëve, të cilët kishin vendosur të shëtisnin nga parku i Liqenit.

Ndërkohë, gazetari Erjon Skëndaj ka qenë në zonën e liqenit, ndërsa ka pyetur policët nëse ata kanë një urdhër që e mbyllën parkun.

“Më tregoni urdhrin përse keni mbyllur parkun. Ky nuk është institucion i rëndësisë së veçantë.”, i drejtohet Skëndaj policëve.

Nuk dihet se ku e bazon Edi Rama mbylljen dhe hapjen, fashat orare që vendos dhe zonat ku nuk lejohet të shëtisësh, por ajo që dihet është se epidemiologë dhe infeksionistë i ka kundër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here