Rudina Dembacaj ka treguar se nuk ka pasur ndonjë simpati të madhe ndaj Viola Spiros. Kjo e fundit ka punuar në RTV Ora, me dy emisione , por tashmë është pjesë e Klan Plus.
Këtë javë në emisionin e saj “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj kishte të ftuar moderatoren e njohur Albana Bejko, e cila ka folur edhe për eksperiencën e saj në gazetarinë sportive.
Gjatë bisedës, Rudina u shpreh e kënaqur që Bejko prezanton emisionin sportiv, dhe bëri një krahasim edhe me Viola Spiron. Rudina Dembacaj: Si të erdhi propozimi për emisionin Ora Sport në RTV Ora?
Albana Bejko: Ky emision ka qenë i shumë figurave të rëndësishme në sport më Parë, Gerti Çarçani,
Enkelejda Zeko, Blendi Tafaj me Viola Spiron dhe ndodhi që përë këtë sezon drejtueësit e televizionit kërkonin një fytyrë të re.
Rudina Dembacaj: Moj sa mirë që erdhe ti, më pëlqen shumë më shumë se Viola Spiro. Është personale, ç’ke, unë dua ta them.
Albana vazhdon të tregojë më pas së këtë projekt ia besuan drejtuesit e televizionit dhe sigurisht nuk mund të refuzonte një mundësi si kjo sepse ishte dhe aspirata e saj, të merrte një program në primetime.