Cdo grimce nga Teatri Kombëtar është pastruar vrullshem nga sheshin ku ndodhej deri mëngjesin e hershëm të 17 majit.
Por Bashkia e Tiranës e fokusuar dukshëm në këtë operacion në terren duket se ka harruar ta fshijë nga lista e atraksioneve të kryeqytetit.
Deri pasditen e sotme, ora 17:20, kjo godinë historike figuronte si një nga arsyet se pse një turist duhet të vizitonte Tiranën.
Por menjëherë sapo lajmi doli në media që bashkia e Tiranës nuk e ka hequr Teatrin Kombëtar nga atraksionet e kryeqytetit, infomacioni rreth tij u zhduk si me magji.