Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së djeshme në Burgun e Fierit kur një peson vari veten me çarçaf në banjon e këtij institucioni të vuajtjes së denimit.
Familjarë dhe të njohur të Bilbil Zekajt, 51-vjeçarit që u vetëvar dje në burgun e Fierit kanë mbetur të tronditur nga akti i rëndë i vetëflijimit një ditë më parë.
Raportohet se mbeten mister shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërkohë që burime bëjnë me dije se ai ka kryer telefonatën e fundit me familjarët 20 minuta para se të futej në tualet ku dhe do të vetëvarej.
Ai ishte në pritje të vendimit të gjykatës pasi ishte arrestuar me 1 kg lëndë narkotike. Zekaj akuzohej bashkë me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim, për trafik të lëndëve narkotike për shkak se kjo sasi iu gjet në banesë.
51-vjeçari nga Mallakastra nuk njihej si person problematik dhe nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë.