Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘Opinion” në News24 e ka quajtur shembjen e Teatrit si shembullin e vrasjes së drejtësisë në Shqipëri.
”Unë e them dhe e ripërsëris. Është njësoj, si një ekip mjekësh që e ke paguar për të shëruar një pacient, që është Shqipëria në këtë moment. T’i thuash ende kërkoni kurën ndërkohë pacientin e ka vrarë. Shembull më kuptimplotë i vrasjes së drejtësisë në Shqipëri është Teatri. Rama po na çon në luftë civile”- tha Lubonja