Moderniteti i Edi Ramës dhe Erion Veliajt është pa themele dhe mbështetet në filozofinë e zëvendësimit duke shembur.
Kështu e komentoi shembjen e Teatrit Kombëtar profesori i Filozofisë dhe këshilltari i Albin Kurtit, Elvis Hoxha.
I ftuar në Ora News, Hoxha tha se ajo çka ndodhi me Teatrin ka shembur një pjesë e moshës së Tiranës si kryeqytet.
Hoxha: Ato sarajet që do të shkatërrohen tani afër me siguri, edhe Teatri bashkë me kompleksin ministerial ishin simbolet e moshës së Tiranës. Shembja e teatrit ishte ekspozimi më radikal i një sistemi të zhveshur nga çdo vlerë humane. Pasi shkatërron teatrin fillon dhe thotë edhe aktrimin di ta bëj. Galeria Kombëtare e Arteve nuk funksionon, kur se pikturon Kryeministri. Nuk ka nevojë as për Galeri.
Hoxha foli edhe për debatet për një ndarje të mundshme të Kosovës, por tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Hoxha: Kosova gjatë kohës që shoqëria shqiptare ishte nën petkun e stalinizmit dhe fanarndriçues, ishte një vend i artikulimit të rezistencave. I ka provuar të gjitha dhe vazhdon të jetë vend i rezistencës politike të shqiptarëve në Ballkan. Besoj shumë fort që rreziqet e reja që i kanosen me shkëmbim territoresh do të dështojnë.