Regjisori Kastriot Çipi, i angazhuar maksimalisht qe prej fillimit ne mbrojtjen e Teatrit thotë se AMT aktualisht ka përpara një betejë të madhe, atë për demokraci.
”Kemi një betejë të madhe: betejën për demokraci. Bindja ime absolute ka qenë se Teatri nuk shpëtonte pa rrëzuar diktaturën, as rindërtimi i Teatrit nuk mund të bëhet përsa kohë kemi këtë diktaturë në pushtet. Imediate është lufta për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, për të pasur një sistem zgjedhor që i jep të drejtë qytetarit që të zgjedhë kandidatin që do. Pse jo, të kemi edhe ndërhyrje të thella në Kushtetutë që të mund ta kthejnë Shqipërinë në vend normal demokratik”