Këngëtarja e njohur e ‘showbiz-it’ shqiptar, Leonora Jakupi është shfaqur në postimin e fundit të saj në rrjetet sociale me një kostum ngjyrë të gjelbërt, i cili duket se i shkon shumë.
Pas këtij momenti, faqja ‘Whattheywearin’ ka zbuluar dhe çmimin e veshjes e cila mori vëmendjen e fansave.
Sipas saj, xhaketa ‘Dolce Gabbana’ kushton 2450€, pantallonat në po të njëjtën ngjyrë 1150€ dhe vathët 695€.
Në total kjo veshje e Jakupit shkon në shumën 4295€.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Leonora tërheq vëmendjen me veshjet e saj mjaft të kushtueshme dhe stilin e veçantë të të veshurit.
Edhe më parë, faqja e njohur ka publikuar çmimin e veshjeve mjaft moderne të artistes së njohur.