Kreu i PD, Lulzim Basha është zotuar para ambasadores Yuri Kim se Reforma Zgjedhore do të përfundojë brenda 31 majit.
Basha tha se opozita do bëjë gjithçka që të përfundojë në këtë datë ndërkohë thotë se opozita ka qëllim që sa më parë të shkohet në kutitë e votimit dhe zgjedhësit të pandikuar nga bandat, shitblerja e votës dhe paratë e korrupsionit të zgjedhjin qeverinë e parlamentin që duan.
”Dua ta falënderoj ambasadoren Yuri Kim për mbështetjen që i ka dhënë dhe i jep reformës zgjedhore. Organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është prioriteti absolut i Partisë Demokratike, i opozitës së bashkuar dhe i të gjithë shqiptarëve. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’u garantuar shqiptarëve mundësinë që t’u drejtohen një orë e më parë kutive të votimit dhe të zgjedhin qeverinë e tyre me votën e tyre të lirë, të pandikuar nga bandat kriminale, të pandikuar nga shitblerja e votës, të pandikuar nga paratë e korrupsionit.