Hithra, mbretëresha e bimëve mjekësore: çajrat kundër alergjisë, zbokthit, anemisë ….

0
296

Hithra është përdorur për mijëra vjetë falë aftësive të saj kurative dhe më pas u përhap në të gjithë botën. Ajo përmban kripëra minerale, vitamina dhe substanca kimike që rregullojnë parametrat e organizmit. Hithra është si një rregullator i përgjithshëm i të gjitha gjendrave endokrine (mëlçia, shpretka, pankreasi etj), u jep energji muskujve dhe çliron hormonin e kënaqësisë në organizëm.

Më specifikisht, çaji i hithrës pastron të gjithë sistemin urinar. Gjithashtu ai është tejet funksional edhe kundër alergjive të shumta. Sipas gojëdhënave në të kaluarën ka pasur njerëz që kishin alergji të shumta dhe nuk e dinin nga ju vinin, ata thjesht përdorën çaj hithre pa e ditur dhe pas disa javësh u shëruan nga alergjitë, shkruan Radio e Jashtme e Kinës.

Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe tek të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek.

Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Kjo bimë ndihmon edhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Për këtë qëllim mjekët rekomandojnë të pihet një gotë në ditë nga çaji i përgatitur i hithrës. Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur. Një ndihmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave.

Gjyshet tona e përdornin hithrën kundër zbokthit. Hithra në krahasim me spinaqin është 10-30 herë më e fuqishme. Gjithashtu kundër mykut hithra në formë çaji është shumë funksionale.

Hithrat mund t’i hasni buzë rrugëve, në rrëzë të mureve dhe kudo. Hithra përmban vitaminat A, B dhe C, hekur, magnez dhe kalcium. Në përfitimin e hithrës përdoren rrënjët, kërcelli, gjethet dhe farat. Gjethet këputen nga kërcelli në muajt prill, qershor kur hapen lulet. Ato thahen në vende me hije dhe me ajër dhe pastaj copëtohen në pjesë të vogla. Rrënjët e hithrave shkulen në pranverë ose në vjeshtë, ato lahen dhe lihen të thahen në vend me hije. Rrënjët e thata më pas thërrmohen dhe konservohen nëpër kavanoz. Nëse hithrën nuk keni ku ta gjeni nëpër ambiente natyrale, atë mund ta blini të freskët nëpër tregjet e fruta-zarzavateve. Kurse farat e tyre mund ti blini nëpër dyqanet ku shiten erëza.

Hithra, sidomos në kuzhinën e Egjeut përdoret si sallatë. Nëse doni të bëni një sallatë të tillë, në fillim hithrën ziheni pak, pastaj në një pjatë shtojini kos me hudhër dhe sipër hidhini vaj ulliri. Kjo është një sallatë e shijshme nga Egjeu. Ndërkaq hithrën mund ta gatuani njësoj si spinaqin. Me të mund të bëhet edhe gjellë edhe byrek.

Nëse hithrën dëshironi ta konsumoni si çaj, atëherë keni dy alternativa. Ju mund të konsumoni çaj rrënje ose çaj fare të hithrës. Kur përdorni çaj rrënjash; 1 lugë çaji me hithër të thërrmuar e zieni në zjarr të ulët në një xhezve me ujë të ftohtë, dhe pasi të jetë zier për 4-5 minuta e lini të bjerë për 5-10 minuta dhe e pini pasi ta keni kulluar. Ndërsa çajin e farave e përgatisni në këtë formë: një lugë fara hithre shtypen pak dhe vlohen me ujë të nxehtë. Për 8-10 minuta mbulohet me kapak dhe çaji pihet pasi të jetë kulluar.

1 / 3

Kur blini shampo duhet të keni vënë re edhe shampot me përbërje hithre. Në sektorin e kozmetikës, hithra zë vend kryesisht në prodhimin e shampos. Edhe ju në shtëpi, mund të bëni vetë produkte të mirëmbajtjes së flokëve. Për këtë keni nevojë për 4-6 grusht me hithër të njomë ose të thatë. Gjethet e vëna në një tenxhere me 5 litra ujë, ngrohini në një zjarr të ulët dhe kullojeni pasi të ketë ndenjur për 5 minuta. Ky ujë i përgatitur me hithër, do t’i bëjë flokët tuaj më të fortë, të shkëlqyeshëm dhe pa zbokth. Këtë ujë mund ta përdori gjithashtu kur ju dhembin këmbët duke i shpëlarë me të.

Në Anglinë e lashtë besohej se hithra rriste prodhimin e qumështit, për këtë arsye përdorej nga nënat me foshnje. Ndërsa amerikanët vendas, në pranverë, kur kishte pak perime, mblidhnin bimët e njoma të hithrës dhe i gatuani. Kurse në Evropën Veriore dhe jugore, ashtu si në të kaluarën, edhe sot, supa e hithrës është një ushqim i preferuar.

Përfitimet e hithrës:

-Tonik për femrat veçanërisht për gratë e reja në fillim të menstruacioneve dhe gratë më të vjetra në menopauzë.

-Mund të ndihmojë trupin në detoksifikimin e kimikateve dhe metaleve të rënda. Ndihmon për të reduktuar mbajtjen e ujit, dhe është veçanërisht e dobishme kur ka rrjedhje të rëndë menstruale tek gratë.

-Stimulimi i hithrës i ndihmon nënat për qumësht dhe rritje të energjisë pas lindjes.

-Diuretik, rritës i sekretimit të acidit të urinës ndërsa në të njëjtën kohë forcon rezistencën e shkuarjes në banjo gjatë natës, pra ndihmon për problemet e rrugëve urinare.

Steroli, një përbërës që zvogëlon aktivitetin e DHT i cili eshte një lloj testosteroni që shkakton zgjerimin e prostatës.

-Ka kapacitet anti-inflamator që vepron për të ndihmuar shumë nga simptomat që lidhen me artritin.

-Pasuria me mineralet bor dhe silic ndihmojnë për të zvogëluar dhimbjet e osteoartritit. Gjethet mund të bëhen një forme paste dhe te vihen direkt në zonat e dhimbshme të lëkurës për kushte të tilla si artrit.

-Në të gjenden cilësi si anti-hemorragjik për gjakderdhje të brendshme, si dhe gërvishtjet dhe plagët.

-Përmban antihistamine natyrore. E mirë për temperaturën dhe alergjitë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here