I nxeht përvëlues në verë, ja masat specifike për të përballuar

0
192

Autoritetet e shëndetit publik dhe popullsia, duhet të jenë të përgatitur për valët e nxehtësisë që pritet të godasin Europën në 3 muajt e ardhshëm.

Ekspozimi ndaj valëve të nxehtësisë ka pasur çdo vit pasoja shëndetësore, por këtë vit parandalimi i pasojave negative të të nxehtit në shëndet bëhet veçanërisht i rëndësishëm për shkak të koronavirusit Covid-19.

Shpeshtimi i valëve të nxehtësisë, intensiteti dhe kohëzgjatja e valëve të të nxehtit edhe këtë vit do të mbetet problematik për vendet Europiane. Përveç qyteteve jugore, ku popullsia po mësohet të bashkëjetojë me të nxehtin Afrikan, valët e nxehtësisë të verës 2020 rrezikojnë edhe qytete të freskëta si Londra, Oslo, Stokholmi, Zyrihu dhe Moska.

Çdo vit, temperaturat e larta ndikojnë shëndetin e shumë njerëzve. Veçanërisht të rrezikuar janë të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe foshnjat. Ekspozimi i gjatë në temperatura të larta shkakton lodhje fizike, probleme të frymëmarrjes dhe deri te goditjet kardiovaskulare.

Marrja e masave paraprake për vitin 2020 për të përballuar pasojat e valët e të nxehtit në shëndetin e popullsisë, duhet të marrë në konsideratë edhe gjendjen e pandemisë Covid-19 dhe vetëm në këtë mënyrë, do të mund të ruhen nivele të larta të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së popullsisë globale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here