Java e ardhshme hapje, ku do të lejohet jo vetëm lëvizja ndërqytetase por do të hapen dhe kufijtë tokësorë.
Po kështu nga 1 qershori, të vegjlit do të kthehen në kopshte dhe çerdhe.
Rama: Të hënën e 1 qershorit do të hapim kopshtet dhe çerdhet, do të hapim kufijtë tokësorë të vendit, do të hapim qarkullimin e makinave në të gjithë vendin dhe natyrisht edhe plazhet do të jetë të hapura por nuk do të lejojmë asnjë subjekt privat përveç hoteleve të vendosë çadra dhe shezlongë në hapësirën rënore pa autorizimin e posaçëm që do të dalë këto ditë bashkë me formën e aplikimit për subjektet. Kjo do të jetë java e fundit e zonave me ngjyra, zonave të kuqe. Kjo fundjavë do të jetë e fundit me ndalim kalimi përtej kufirit të çdo zone të kuqe. Detajet të premten kur të dalë urdhri zyrtar i autoriteteve shëndetësore dhe unë me këtë faqe të shpërndaj sa më shumë informacion mbi të.