Kosovë/ Kushtetuesja i hap rrugë krijimit të qeverisë “Hoti”, Konjufca: Skandaloze, vendimi do të shkaktojë revoltë qytetare

0
146

Gjykata Kushtetuese vendosi që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin për kryeministër, menjehere pas kesaj vjen një reagim nga radhët e qeverisë në largim dhe Vetëvendosjes.

Këtë vendim, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, e ka quajtur “skandaloz”, ndërsa ka thënë që ky vendim do të shkaktojë “revoltë qyrtetare”.

“Revolta vjen prej pakënaqësisë së natyrshme që nuk ka me pasë të votohet më në Kosovë dhe tash e tutje krijohet një sistem politik në të cilin nëse nuk e ke fituar 51 % të votave, nuk ke fituar asnjë votë. Gjithçka më pak se 51 e votave, ia garanton partnerit të koalicionit që të të rrëzojë kur të dojë dhe të bëjë marrëveshje brenda 25 minutave me partitë opozitare”, ka deklaruar ai në Rubikon. Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në përputhshmëri me nenin 82, paragrafi 2, të Kushtetutës me rastin e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër nga LDK-ja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here