Kriza nga COVID-19/ Propozimi i KE: Program prej nëntë miliardë eurosh për sektorin shëndetësor europian

0
161

Komisioni Europian ka propozuar krijimin e një programi të ri dedikuar sektorit shëndetësor, me një vlerë prej më shumë se nëntë miliardë euro.

“Me këtë program të ri, Brukseli shpreson të ndryshojë qasje në mënyrën sesi BE menaxhon sektorin shëndetësor”, theksoi komisionerja europiane, Stella Kyriakides për gazetarët.

“Gjatë krizës, pati një shkëputje midis asaj që qytetarët prisnin nga BE dhe asaj që ne mund të bënim realisht”, shtoi ajo.

Komisioni propozoi në projektbuxhetin e tij të rishikuar t’i akordojë programit të BE-së për Shëndetin (EU4Health) 9,4 miliardë euro, 20 herë më shumë se programi i propozuar deri tani për paketën e ardhshme financiare 2021-2027.

Një pjesë e madhe do të financohej nga fondi i ri stimulues i propozuar nga Komisioni, duke arritur në 7,7 miliardë euro dhe nga buxheti për pjesën tjetër.

“Kriza nga COVID-19 zbuloi problemet dhe mungesat në sektorët e furnizimit dhe prodhimit të pajisjeve shëndetësore, që ekzistonin tashmë. Ky do të jetë një prioritet për EU4Health”, nënvizoi Kyriakides.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here