Nga Zamir Gjurgji
E dashur Romana!
Marr guximin tani, pas pilafit, qe te te drejtohem me njeren prej letrave “For you”, te cilen e zgjodha symbyllur ne vandakun e letrave te sirtarit te komodines mbyllur ne çeles jokopil. Para pilafit s’e gezoja kete te drejte, per shkak se ai robi i pilafit te rrinte ngjit, pashqit, puq fare… dhe te pllaquritej si purteka ne uje. Shkak e pa shkak, kohe e pa kohe, vend e pavend. Edhe ne Kuvend, bile…
Kete leter e radhita sa hap e mbyll syte ngaqe e kisha te skalitur ne kujtese.
Ka qene nje dite e paharruar kur ti vure kembe ne vendin tone. Harrova per nje çast Traktatin e Romes, me mjaftonte Traktati i Romanes. Drejtesia mori flatra, dashuria jote per te drejtin dhe te drejten s’njihte kufi. Ishe nje dashnore e mirefillte e Venecias. Pa ty Europa duket nje qiell larg. Pa ty, Europa s’do te kete as qershor per t’u shperfaqur. Edhe Kadareja te doli ne krah. E si
valle mos te binte pre e kraheve te tu, flatrave te tua panevropiane e transatlantike?! S’kish s’i bente ndryshe.
Edhe qershite kane kercyer kacafiu ne çmim per inat te mospranise tende. Kanabisi u be me flatra dhe ia mbathi nga syte kembet, jashte vendlindjes time. Sepse nuk i rezistonte hijeshise tende, Ndersa dushman Kovi hyn e del sipas qejfit, ama te shtune e te diele ben hatane thuaj. Lere mos e pyet se ç’vrime miu futet…
Por, fustani yt i purpurt ne fushen e blerte e bente edhe topin e futbollit te mos gjente rrjete ku te futej. Tashme edhe topkemba eshte me ato(karantine). Kodra e Diellit ka rene ne erresire, se Diella ka perenduar ne drejtim te paditur.
Edhe 14 Shkurti mbeti bonjak, sepse Shen Vllahutini na la shendene. Te Gjiri i Virgjereshave kane vendosur karantine; s’behet xhap nga Liqeni, se keshtu ka vendosur ky trap satrapi i Surrelit me gishtin e OSBE-se nen brez.
Politikanet s’kane ke te kundrojne, parlamentaret s’kane ke veshtrojne, togat e zeza po mbajne zi, uniformat blu jane bere kaki, bluzat e bardha nxijne nga deshperimi i statistikave me Kovid; selia roze eshte bere e purpurt nga ndjenjat e pashprehura qe i gelojne nen pigment.
Ike dhe na le batall, ne dore te BE-se qe s’e ve as gishtin ne plage dhe as doren ne zemer per ne. Soreka eshte i ftohte akull, s’i kullot syte, s’i hane duart, s’jargavitet hiç.
S’i bejne syte drite. Hiç. Fare-fare.
Edhe Kovi s’ka te ndalur; teksa prill-maj ishim ne karantine me TVSH, sesantine me nje llaf. Moti s’po gjen karar: here dimer e here behar, here zheg e here acar. eshte çmendur nga mosprania jote, sepse ti dhe vetem ti ishe lastar. Era ka marre revan dhe s’ka te ndalur, qerthull fare, qysh kur nuk e ndien aromen tende, Romane. Ike dhe na le ne meshire te Kovit…
Ps. Shyqyr qe u degedis dhe Luja thuaj, se kush duronte Kovin kinez me Lu bashke.