Përfundon mbledhja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, çfarë pritet…

0
140

Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka diskutuar për më shumë se 4 orë, ndërkohë që “Vetëvendosje” në sheshin qendror të Prishtinës bënte “prova” për protesta.

Gjykata Kushtetuese është e përbërë nga 9 anëtare nga të cilët 7 prej tyre janë shqiptarë, 1 serb dhe një Boshnjak.

Ditën e sotme gjykata shqyrtoi kërkesën e lëvizjes “Vetëvendosje” për shpalljen të paligjshëm të dekretit të presidentit Hashim Thaçi, i cili dha mandatin për formimin e qeverisë së re Abdullah Hoti të LDK-së, parti e cila doli e dyta në zgjedhje me diferencë prej deputetit.

Presidenti dhe shumica e partive politike kanë deklaruar se do të pranojnë vendimin cilido qoftë ai, ndërsa “Vetëvendosje” ka theksuar se Gjykata Kushtetuese mund të bëjë vetëm interpretim por jo amendim të saj.

Pritet në orët në vijim të publikohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here