Përfundon takimi i Këshillit Politik/ Bylykbashi: Debat në lidhje me votimin elektronik, ja për çfarë nuk ramë dakord

0
224

Ka përfunduar  takimi i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ne Pallatin e Kongreseve, i cili zgjati plot 4 orë.

Përfaqësuesi i opozitës Oerd Bylykbashi gjatë një prononcimi për mediat tha se kishte debat në lidhje me debatin për identifikimin biometrik.

“U hap debat në lidhje me votimin elektronik. Doli qartë që maxhoranca nuk është e gatshme të eci në këtë drejtim të fusë identifikimin biometrik për të garantuar që kutitë e votimit të mos mbushen nga komisionerë, me ato vota ato që nuk erdhën të votonin.

PS e bëri të qartë se nuk ishte e gatshme për këtë. Kjo është një nga temat kryesore të opozitës që të numërohen vota të zgjedhësve dhe jo të falsifikuara.

Pa u arritur kjo çështje është e vështirë. Ajo që ne presim nesër është që mazhoranca të vijë me një propozim ku identifikimi biometrik të jetë në të gjitha qendrat zgjedhore të Shqipërisë.

Qeveria të vendosë para, në mënyrë që në Shqipëri mos të manipulohen zgjedhjet. Maxhoranca vuri në pikëpyetje mundësinë që kjo të mos realizohej. Kjo tregoi qartë sesi maxhoranca e sheh zbatimin në të ardhmen. Synon të marrë kontrollin e komisioneve. Identifikimi biometrik është thellësisht i lidhur me profesionalizmin e administratës zgjedhore.

Maxhornaca nuk është e gatshme për çështjen e qeveris teknike. Nëse nuk garantohet mosmbushja e kutive do të kemi numërim brilant dhe do të vijë një pushtet me vota të vjedhura që nuk i duhet askujt.”- tha Bylykbashi.

 

 

SHBA, BE e OSBE shton presionin: Mbylleni reformen më 31 maj

Pak orë nga mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore (ora 17:00) ndërkombëtarët kanë intensifikuar takimet dhe mesazhet drejtuar palëve politike me qëllim gjetjen e “kompromise konstruktive”. Gjithashtu ata janë gati të ofrojne mbështetje për përmbylljen e kësaj reforme të rëndësishme sa më shpejt, idealisht brenda 31 majit, sikurse janë zotuar partitë politike.

Objektivi- Reforma zgjedhore është kthyer objektiv i politikës dhe ndërkombëtarëve në ditët e fundit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë rritur presionin ndërsa janë angazhuar ndjeshëm për të inkurajuar palët politike në vend drejt konsensusit për ligjin zgjedhor.

Takimet intensive te ambasadores SHBA-   Ambasadorja Juri Kim, pas disa takimesh me kryeministrin dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, të mërkurën ka thirrur në takime të ndara anëtarët e këshillit polik.

Sot  shefja e diplomacisë amerikane, u takua edhe me kryetarin e kuvendit Gramoz Ruçi, ku reforma zgjedhore dhe çështjet e integrimit kanë dominuar  bisedën e cila ka zgjatur rreth 60 minuta.

Burimet nga Ambasada Amerikane bëjnë me dije se zonja Kim është takuar edhe me Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin dhe Oerd Bylkbashin, ndërsa pritet që të takohet me Petrit Vasilin gjatë drekës.

Takimet dhe mesazhet 

Ora 13:00  Takimi me Ruçin me kërkesë të ambasadores 

Kim,  nuk pranoi të prononcohet për mediat, ndërsa zyra e shtypit e Kuvendit informon se takimi i Kryetarit te Kuvendit, z. Gramoz Ruçi me Ambasadoren e SHBA-se u be me kërkesën e saj. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të procesit të ingrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian. Suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese. 

Ora: 12:00 Zhvillime kishte edhe ne kampin opozitar. Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me komisonerin për zgjerim  OliverVarhelyi, me të cilin ka diskutuar për integrimin dhe rendësinë e reformës zgjedhore. Përmes një postimi në Twitter, Basha tha se falenderoi komisionerin për mbështetjen dhe përpjeket për të kontribuar në reformën zgjedhore.

Ora 11: 20  Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, bën thirrje për gjetjen e kompromisit konstruktiv dhe mbylljen  e reformës idealisht brenda 31 majit.

Ora 11: 15  Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi bisedë telefonike me kryetarin e PD Lulzim Basha. Mbyllni reformen zgjedhore pa vonesa

Ora 11:10 – Ambasadorja Yuri Kim mbërrin në kryesinë e Kuvendit ku do takohet me Ulsi Manjën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here