Ademi: Situata në spitale vazhdon të jetë e rëndë! Çerdhet e kopshtet hapen me probleme…

0
128

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka deklaruar në një intervistë për Abc News se situata në spitalet e qytetit vazhdon të jetë e rëndë për shkak se mungojnë masat mbrojtëse për personelin shëndetësor. Kjo tha Ademi, është arsyeja pse shumica e të infektuarve në Shkodër janë kontakte të personelit shëndetësor.

“Unë i referohem disa të dhënave për administrimin vendor por ekonomia nuk vlerësohet akoma. Në nivelin vendor rezultojnë me të ardhura më pak rreth 45% e qytetarëve. Hoteleria ka qëndruar hapur por kush do vinte kur rrugët ishin të mbyllura. Nuk është miratuar propozimi jonë për heqjen e taksave vendore për qytetarët dhe bizneset.

Situata në spitale ka qenë e rëndë. Asnjëherë nuk ardhur masat mbrojtëse për të siguruar mbrojtjen. Mjekët kanë pritur pacientë. Jo rastësisht përqindjet më të madhe të të infetktuarve ne e kemi në spital. Aktualisht jemi në kushtet e mëparshme sepse nuk kemi mjaftueshëm masa mbrojtëse. Është vetëm ajo e tejdukshme dhe asgjë tjetër. Protokolli i pritjes në spital ka qenë problematik dhe vazhdon të jetë. Ata kanë pasur sa më shumë kontakt. Nga 112 të sëmurë në Shkodër pjesa më e madhe kanë pasur kontakte me spitalet”, tha Ademi.

Ademi deklaroi se publikimi me vonesë i protokolleve të sigurisë për hapjen e kopshteve dhe çerdheve ka sjellë probleme për aplikimin në kohë të tyre, pasi kërkohet prokurimi i një fondi të posaçëm i cili nuk mund të vihet na zbatim para datës 4 qershor.

Ndalur tek sektori i turizmit Ademi tha se ende nuk ka një vendimmarrje dhe ka mangësi për vendimmarrjen.

“Dezinfektimi në Shkodër, institucione shkollore, çerdhe apo kopshte është bërë vazhdimisht. Kemi menduar të sigurojmë edhe njëherë higjienizimin e plotë.

Shumë vonë u dha lajmërimi për marrjen e masave shtesë për hapjen e çerdheve që kërkojnë financim shtesë sepse edhe pajisja me termometra kërkon 10 ditë dhe nuk mund të prokurohen para datës 4. Duhet të jemi të kujdesshëm për t’i dhënë kohën bashkive për t’u pajisur me këto mjete. Do vijojmë punën me masat mbrojtëse dhe mjetet higjienizuese. Fjetja dhe dreka në ditët e para nuk biem dakord që të hapet. Ky është një vendim që do marrim sot në Bashkinë e Shkodrës.

Për turizmin nuk ka vendimmarrje dhe protokoll të vendosur. Strukturave hotelier duhet t’i sigurohet protokolli. Kemi akoma mangësi për vendimmarrjen. Jemi në limitet e kohës për të pasur mundësi për ta menaxhuar”, deklaroi Ademi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here