Ambasadorja amerikane shuan zërat, riposton deklaratën e kreut të shtetit: Faleminderit President!

0
129

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili apeloi palët politike që të përmbyllin reformën zgjedhore brenda 31 majit pasi në të kundërt do të ketë pasoja të mëdha në procesin e integrimit.

Teksa ka ripostuar deklaratën e tij në twitter, Kim shkruan: “Faleminderit Zoti President për inkurajimin tuaj!”

Ilir Meta: Që ta kemi të qartë: Në qoftë se Kodi nuk miratohet me konsensus, regjistroheni këtë: Zero çeljesh negociatash të Shqipërisë me Bashkimin Europian!

Jo deri në zgjedhjet që vijnë, por edhe pas zgjedhjeve që vijnë! Pra sa i bie, nja pesë vite të paktën i keni të humbura.

Përgjegjësia duhet të jetë e atyre aktorëve, të cilët i bëjnë këto gjëra.

Apeli im është: Ecni në këtë rrugë të konsensusit se kjo është gjë shumë e mirë për vendin dhe unë ju inkurajoj fuqimisht të gjithëve në këtë drejtim!

Tjetër gjë: Mos harroni se kemi edhe kryesimin e radhës së OSBE-së! Dhe do të ishte një turp i madh që Shqipëria, përveç këtyre ngjarjeve të fundit me Teatrin Kombëtar, që Shqipëria të mos përmbushë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it! Do të ishte një rast i paprecedent në historinë e OSBE-së!

Megjithatë është zgjedhja e tyre, Presidenti është shumë i qartë! Firmoset dekreti, nuk kthehet më prapa, kush të dojë të hyjë në zgjedhje, kush të dojë të ikë nga zgjedhjet!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here